PARIS, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri, Jean Castex kanë shënuar një rritje të ndjeshme në sondazhe në Francë.
“Presidenti dhe kryeministri kanë marrë 42% të mendimeve pozitive në këtë fazë të karakterizuar nga rihapja pas lock-out”, sipas një sondazhi të BVA-së.
Për Macron, bëhet fjalë për një rritje të popullaritetit me tre pikë në një muaj nisur nga të gjithë mbështetësit e të gjitha palëve.
Castex regjistroi një rritje me gjashtë pikë duke marrë mendime pozitive kryesisht nga e majta.
Për sa i përket rihapjes, 65% e francezëve shprehen optimistë./ /ec/












