MYNIH, 21 mars /ATSH-DPA/ – Kompania ”Audi” ka pezulluar më shumë se 10 000 punonjës në punë afatshkurtra në impiantet e saj në Ingolstadt dhe Neckarsulm në Gjermaninë Jugore, për shkak të mungesës së qarqeve të integruara ose çipeve, njoftoi prodhuesi luksoz i automjeteve.
Dy linja prodhimi në selinë e kompanisë Ingolstadt ku prodhohen makinat A3, A4 dhe A5 tashmë ishin mbyllur, ndërsa linjat në Neckarsulm do të ndërpriten nga java e ardhshme.
Kompania nuk ishte në gjendje të tregonte se si do të shkonin gjërat në qershor.
”Audi” i është dashur të ndalojë prodhimin disa herë në muajt e fundit në përgjigje të mungesës së çipave që ka prekur shumicën e prodhuesve kryesorë të automjeteve. /os/























