Ballina Bota

FRANCË – Macron dhe Castex rritje të ndjeshme në sondazhe

PARIS, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri, Jean Castex kanë shënuar një rritje të ndjeshme në sondazhe në Francë.

“Presidenti dhe kryeministri kanë marrë 42% të mendimeve pozitive në këtë fazë të karakterizuar nga rihapja pas lock-out”, sipas një sondazhi të BVA-së.

Për Macron, bëhet fjalë për një rritje të popullaritetit me tre pikë në një muaj nisur nga të gjithë mbështetësit e të gjitha palëve.

Castex regjistroi një rritje me gjashtë pikë duke marrë mendime pozitive kryesisht nga e majta.

Për sa i përket rihapjes, 65% e francezëve shprehen optimistë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”Audi” me mungesë domethënëse çipash, shkurton orët e punës për 10 000 punonjës në të gjithë botën
Artikulli tjetërDurrës/ Finalizohet operacioni policor “Last Coffee”, ndalohet shtetasi në kërkim ndërkombëtar