Ballina Flash

Kardioidet ose minizemrat e krijuara në laborator

VJENË, 21 mars /ATSH-ANSA/ – Zemrat miniaturë të krijuara në laborator, të ashtuquajturat kardioide, janë gati.

Ato hapin rrugën për një revolucion në studimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe në riparimin e dëmtimeve të shkaktuara nga ataket kardiake, sipas një studimi të botuar në revistën ”Cell” nga studiues nga Instituti i Bioteknologjisë Molekulare të Akademisë Austriake të Shkencave (IMBA), koordinuar nga Sasha Mendjan.

Sëmundjet kardiovaskulare, janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë.

”Këto zemra në miniaturë mund të përfaqësojnë modele efektive fiziologjike për studimin e lezioneve ose keqformimeve kongjenitale të zemrës”, theksojnë autorët e studimit.

“Ne ishim në gjendje të merrnim në laborator indin e zemrës të aftë për vetëorganizim, në sajë të qelizave burimore, për të riprodhuar një organoid me karakteristika të ngjashme me ato fiziologjike, me struktura që i ngjajnë dhomave të zemrës dhe aftësinë për të rrahur”, shpjegoi Mendjan.

“Kardioidet ofrojnë një potencial të pabesueshëm për studimin e defekteve kongjenitale të zemrës njerëzore. Një aspekt që do të bëjë të mundur përparimin në mjekësinë rigjeneruese dhe zbulimin e barnave të reja”, theksuan ata. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEksporti bruto i energjisë elektrike u rrit 3,3 herë/ 56,5 % e prodhimit u realizua nga hidrocentralet publike 
Artikulli tjetër”Audi” me mungesë domethënëse çipash, shkurton orët e punës për 10 000 punonjës në të gjithë botën