UASHINGTON, 20 maj /ATSH-DPA/ – Pamja ekonomike globale mbetet shumë e pasigurtë, një vit në pandeminë e COVID-19, deklaroi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një raport të lëshuar sot.
Sidoqoftë, instituti me bazë në Uashington rishikoi parashikimet e tij globale të rritjes në 6 % në 2021 dhe një 4,4 % më të moderuar në 2022, pjesërisht për shkak të pritshmërive që vaksinimi global do të fuqizojë një rimëkëmbje ekonomike.
Perspektivat për vendet rreth globit varen “jo vetëm nga rezultati i betejës midis virusit dhe vaksinave, ajo varet gjithashtu nga mënyra se si politikat ekonomike të vendosura nën pasiguri të lartë mund të kufizojnë dëmin e qëndrueshëm nga kjo krizë e paparë”, tha FMN.
Megjithatë, FMN paralajmëroi se rritja në pjesë të ndryshme të botës mund të vuajë, nëse progresi i vaksinimit dëmtohet ose variante të reja COVID-19 shkaktojnë valë të tjera të infeksionit.
Politika fiskale duhet të vazhdojë të nxisë rimëkëmbjen ekonomike dhe të rregullohet në varësi të fazës së pandemisë në të cilën ndodhen vendet, me zvogëlimin gradualisht të programeve të mbështetjes ekonomike pasi kërkesa të rritet./ /ervo/












