Ballina Bota

RUSI – Samit i mundshëm Putin-Biden

MOSKË, 18 maj /ATSH-ANSA/ – Samiti i pritur mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Putin mund të mbahet më 15 qershor, njoftoi gazeta ruse “Kommersant”.

Asgjë nuk dihet me siguri për vendndodhjen, por zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov deklaroi se samiti do të mbahet në një kryeqytet diplomatik europian, me kusht që Moska dhe Uashingtoni të gjejnë ekuilibrin e duhur në formatin e takimit.

Sipas disa zërave, samiti mund të mbahet në Zvicër, ndoshta në Gjenevë.

“Ne nuk kemi më iluzione në lidhje me marrëdhëniet me SHBA-në dhe natyrisht nuk mund të flasim tani për një ristartim”, nënvizoi Ryabkov./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Pasaporta shëndetësore, negociata intensive në prag vere
Artikulli tjetërKLP cakton drejtuesit e përkohshëm të prokurorive të Gjirokastrës dhe Korçës