LUIZIANA, 14 maj /ATSH-ANSA/ – Vaksinat antiCOVID-19 janë të sigurta në shtatzëni dhe nuk dëmtojnë placentën, e cila është pak si ”kutia e zezë” e një aeroplani, një tregues i progresit të shtatzënisë, sipas një studimi nga universiteti i Northwestern, botuar në ”Obstetrics & Gynecology”.
”Ne duam të hedhim poshtë një besim që të paktën në SHBA është përhapur përmes medieve sociale, sipas të cilit vaksina potencialisht mund të shkaktojë një përgjigje imunologjike që e çon nënën të refuzojë fetusin. Rezultatet na bëjnë të besojmë se kjo nuk ndodh”, shpjegon Jeffery Goldstein, një nga autorët e studimit.
Për të arritur në një përfundim pozitiv në lidhje me sigurinë e vaksinave, studiuesit mblodhën placenta nga 84 pacientë të vaksinuar dhe 116 të pavaksinuar që lindën në spitalin e Çikagos duke i ekzaminuar ata patologjikisht dhe mikroskopikisht pas lindjes.
Shumica e pacienteve të imunizuar kishin marrë vaksina Moderna ose Pfizer gjatë tremujorit të tretë.
“Nëse diçka shkon keq me një shtatzëni, ne zakonisht shohim ndryshime në placentë që mund të na ndihmojnë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Nga sa mund të themi, vaksinat antiCovid nuk e dëmtojnë atë”, thekson Goldstein./ /os/






















