Ballina Bota

AUSTRI – Kurz nën hetim për dëshmi të rreme

VJENË, 12 maj /ATSH-DPA/ – Drejtësia austriake po heton kancelarin Sebastian Kurz për dëshmi të mundshme të rremë para një komiteti parlamentar që rrëzoi një qeveri të mëparshme.

Hetimi, i filluar nga partitë e opozitës, ka rritur presionin ndaj Kurz dhe partisë së tij konservatore OeVP për një skandal politik që shtrihet dy vjet më parë.

Një zëdhënës i Prokurorisë Publike për Çështjet Ekonomike dhe Korrupsionit konfirmoi sot se hetimet janë duke u zhvilluar kundër Kurz, si edhe kundër kreut të tij të Kabinetit, Bernhard Bonelli.

“Disa ankesa janë marrë në këtë çështje, ndër të tjera edhe nga partia politike NEOS, Forumi i Ri i Austrisë dhe Liberalëve”, tha zëdhënësi.

Komiteti parlamentar i hetimit po heton tregtimin e pretenduar të posteve politike dhe ndikimin e mundshëm të dhurimeve të partive në vendimet politike gjatë kohës së qeverisë së mëparshme, që përbëhej nga Partia Popullore Austriake e Kurz (OeVP) dhe Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë ( FPOe)./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKategoria Superiore U-19/ Zbardhen emrat e 4 skuadrave që shkojnë në gjysmëfinale
Artikulli tjetërDenaj me shefen e misionit të FMN, Yan Sun: Të angazhuar për rimëkëmbjen e ekonomisë ndaj efekteve të pandemisë