Ballina Flash

5 qendra të reja shëndetësore për banorët e Cërrikut

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte sot në fshatin Kamunah në Cërrik ku inspektoi ambientet e qendrës së re shëndetësore.
Balla tha se “fshati Kamunah nuk kishte pasur asnjëherë një qendër shëndetësore dhe kjo ka qenë kërkesë e vazhdueshme e banorëve të kësaj zone”.
“Me mbështetjen e miqve tanë, u angazhuam për ta plotësuar sa më parë këtë kërkesë emergjente të banorëve të këtij fshati dhe tashmë qendra shëndetësore plotëson të gjitha standardet e kërkuara”, tha Balla.
Vetëm në pak kohë, ai theksoi se “në Bashkinë e Cërrikut është investuar në 5 Qendra Shëndetësore dhe do të vijojmë me të njëjtin ritëm, derisa të gjithë qytetarët kudo banojnë të marrin shërbim shëndetësor më të njëjtat standarde”.
/m.m/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO-Burrel/ Përfundon ndërtimi i fushës së sportit në shkollën e mesme “28 Nëntori”
Artikulli tjetërDita Ndërkombëtare e Infermierit/ Meta: Kanë bërë një punë heroike në luftë kundër pandemisë