Dita Ndërkombëtare e Infermierit/ Meta: Kanë bërë një punë heroike në luftë kundër pandemisë

TIRANË, 12 maj /ATSH – I. Vata/ Presidenti Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit ka vlerësuar sakrificën e bluzave të bardhave në luftë kundër pandemisë

Ai shprehet se “gjatë kësaj krize të rëndë të pandemisë, infermierët kanë bërë një punë heroike, duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre në mbrojtje të shëndetit tonë”.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, ne u jemi më mirënjohës se kurrë për kujdesin dhe profesionalizmin e dëshmuar në vijën e parë të frontit kundër armikut të padukshëm. Përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar është vendimtar për të frenuar largimin e tyre nga vendi dhe rritur standardet e shërbimit tonë shëndetësor”, shprehet Meta.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.