FOTO-Burrel/ Përfundon ndërtimi i fushës së sportit në shkollën e mesme “28 Nëntori”

TIRANË, 12 maj /ATSH – I. Vata/ Bashkia Mat ka përfunduar ndërtimin e fushës së sportit në shkollën e mesme “28 Nëntori” në qytetin e Burrelit.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili shprehet se fusha sportive ofron kushte me standarde bashkëkohore për nxënësit.

“Përfundon ndërtimi i fushës së sportit në shkollën e mesme “28 Nëntori”, Burrel. Ky investim i kryer nga financimi i bashkisë Mat dhe Ambasadës sllovake, ofron për nxënësit kushte dhe standarde bashkëkohore për të zhvilluar orën e fizkulturës dhe jo vetëm”, shprehet ai.

Malaj shprehet se përmirësimi i infrastrukturës arsimore do të vijojë në të gjitha institucionet arsimore dhe të kulturës për përmirësimin e kushteve dhe përafrimin e tyre më standarde bashkëkohore.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.