Ballina Flash

Pfizer 26 miliardë dollarë nga shitja e vaksinave antiCOVID-19 në 2021

NJU JORK, 5 maj /ATSH-AFP/ – Grupi farmaceutik amerikan Pfizer theksoi sot se priste të shiste 1,6 miliardë doza të vaksinës së saj antiCOVID-19, zhvilluar në partneritet me BioNTech, në 2021 për rreth 26 miliardë dollarë, më shumë nga sa ishte parashikuar.

Kompania ishte shprehur në fund të shkurtit se do të siguronte rreth 15 miliardë dollarë nga vaksinat gjatë gjithë vitit.

Që prej asaj kohe, ajo ka nënshkruar kontrata të tjera për 2021, me Komisionin Europian në mënyrë të veçantë dhe theksoi se kishte arritur marrëveshje me Kanadanë dhe Izraelin për t’i furnizuar me vaksina edhe pas 2021.

Pfizer nënvizoi në një komunikatë se ishte duke negociuara për kontrata potenciale të ngjashme me shumë vende të tjera.

Më 3 maj, grupi ka dërguar tashmë rreth 430 milionë doza vaksinash për 91 vende dhe territore në botë.

Të ardhurat totale në 2021 do të arrijnë rreth 70,5-72,5 miliardë dollarë nga 59,4- 61,4 miliardë parashikuar më parë. / /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdarja nga jeta e aktorit Guljelm Radoja/ Mesazhe ngushëllimi
Artikulli tjetërKurimi i së shkuarës/ Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Arsimit dhe AIDSSH