ATHINË, 28 prill /ATSH-ANA/ – Greqia ka regjistruar 2 781 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me dy prej tyre të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Që nga fillimi i pandemisë, janë konfirmuar gjithsej 340 493 raste COVID-19.
EODY konfirmoi gjithashtu 63 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave arrin në gjithsej 10 242.
Një total prej 805 pacientësh janë në ventilator në spitale, kurse 530 pacientë COVID-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit./ /ervo/












