Ballina Flash

Turqia fillon prodhimin e Sputnik V

MOSKË, 26 prill /ATSH-AA/ – Prodhimi i vaksinës ruse Sputnik V në Turqi do të fillojë në javët e ardhshme, njoftoi sot Fondi rus i Investimeve Direkte (RDIF).

“Prodhimi do të organizohet në fabrikat e ndërmarrjes farmaceutike turke Viscoran Ilac”, theksoi RDIF në një njoftim.

“RDIF dhe kompania farmaceutike turke Viscoran Ilac njoftuan bashkëpunimin për prodhimin e vaksinës së parë të regjistruar në botë Sputnik V në vend kundër koronavirusit (COVID-19).

“Viscoran Ilac ka bërë përgatitjet për lokalizimin e prodhimit dhe planet për të filluar prodhimin e Sputnik V në muajt e ardhshëm në disa ndërmarrje”, thuhet në njoftim.

RDIF shtoi se po finalizon transferimin e teknologjisë së prodhimit me një kompani tjetër turke CinnaGen Ilac dhe po negocion me dy “platforma prodhimi” të tjera që synojnë të zgjerojnë kapacitetin e prodhimit të Sputnik V.

RDIF shtoi se vaksina e prodhuar në Turqi është synuar si për përdorim lokal ashtu edhe për eksport në vendet e treta.

Më 22 prill, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se Turqia do të fillojë administrimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë së shpejti./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Sanofi do të prodhojë deri në 200 milionë doza të vaksinës Moderna për SHBA-në
Artikulli tjetërBUKURESHT – Edhe Rumania dëbon një diplomat rus