Ballina Bota

COVID-19 – Sërish rekord viktimash në Brazil

SAN PAOLO, 25 prill /ATSH-AFP/ – Brazili arriti 67 977 të vdekur nga COVID-19 që prej fillimit të prillit duke kaluar rekordin e muajit mars ku më shumë se 66 000 të vdekur si pasojë e koronavirusit ishin regjistruar, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendi prej 212 milionë banorëve ka regjistruar 3 076 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total që prej 1 prillit në 67 977.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, një mesatare prej 2 545 të vdekur ditor për më shumë se 60 000 të kontaminuar është regjistruar.

Pavarësisht këtij rekordi mujor, kurba e të numrit të viktimave është stabilizuar.

“Gjatë dy javëve të fundit, ka pasur një stabilizim të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19”, theksoi në buletinin e tij epidemiologjik Fondacioni Fiocruz, një organizatë e cila varet nga Ministria e Shëndetësisë.

Në total, Brazili ka regjistruar 389 492 të vdekur që prej shfaqjes së rastit të parë me COVID-19 në shkurt 2020 duke e bërë vendin e dytë më të prekur, në shifra absolute në botë, nga pandemia, pas SHBA-së. / /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj: Ditë shumë e rëndësishme për shqiptarët
Artikulli tjetërKometa ”C/2020 R4 Atlas” ”përshëndet” Tokën