Ballina Flash

Kometa ”C/2020 R4 Atlas” ”përshëndet” Tokën

FROZINONE, 25 prill /ATSH-ANSA/ – Toka u ”përshëndet” nga kometa ”C/2020 R4 Atlas” (Asteroid Terrestrial-Impact Last Alert System), nga distanca minimale prej rreth 70 milionë kilometrash.

”Pavarësisht nga emri i ngjashëm, ky nuk është një fragment i kometës ‘C/2019 Y4 Atlas’, e cila nuk i mbijetoi kalimit të ngushtë me Diellin në pranverën e vitit 2020”, deklaroi astrofizikanti Gianluca Masi, përgjegjës për Projektin e Teleskopit Virtual.

”Zbuluar më 16 shtator, 2020, C / 2020 R4 Atlas është, për fat të keq, një kometë nën pragun e dukshmërisë me sy të lirë”, shpjegon Masi.

Për ta vëzhguar atë, keni nevojë vetëm për dylbi ose një teleskop të vogël.

”Trupi qiellor tërhoqi vëmendjen e tij duke filluar nga dhjetori i vitit 2020 kur, dhe tregoi një rritje të papritur të shkëlqimit të saj”, thekson Masi. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Sërish rekord viktimash në Brazil
Artikulli tjetërZëdhënësja e KQZ-së: Asnjë problematikë në shpërndarjen e bazës materiale, në disa QV procesi po vijon në mënyrë manuale