Ballina Bota

COVID-19 – Spanja nis vaksinimin me Johnson & Johnson

OVIEDO, 22 prill /ATSH-AA/ – Spanja u bë sot një nga vendet e para europiane që fillon administrimin e vaksinës antiCOVID-19 Johnson & Johnson.

Vaksina ishte në pritje për më shumë se një javë pasi organet rregullatore amerikane rekomanduan ndalimin e vaksinës për të studiuar mpiksjen e rrallë të gjakut.

Por Agjencia Europiane e Barnave (EMA) i dha vaksinës dritën e gjelbër të martën.

Spanja ka filluar të vaksinojë me Johnson & Johnson personat e moshës 70-79 vjeç.

Vende të tjera europiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Hollandën dhe Greqinë, kanë vendosur të fillojnë administrimin e vaksinës J&J në ditët e ardhshme./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në “Fiks Fare”: Basha, ministër Shteti për relaksin, më 25 prill Shqipëria do të buzëqeshë
Artikulli tjetërPS mbyll fushatën në Kolonjë, Xhaçka: Përkrah qytetarëve me derën dhe zemrën hapur