PS mbyll fushatën në Kolonjë, Xhaçka: Përkrah qytetarëve me derën dhe zemrën hapur

TIRANË, 22 prill /ATSH/ Mes shiut dhe entuziazmit të qytetarëve, kandidatja për deputete e PS në qarkun e Korçës, njëkohësisht ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku Isai zhvilluan mbrëmjen e sotme takimin përmbyllës të fushatës në bashkinë Kolonjë.

“Në këto 8 vite Partia Socialiste i ka dhënë provat dhe garancitë për mirëqeverisjen e Shqipërisë, duke kapërcyer me sukses vështirësitë e jashtëzakonshme që ka kaluar  vendi”, tha Xhaçka në fjalën e saj.

Sipas saj, për mandatin e tretë, Partia Socialiste ka një vizion transformues për të gjithë Shqipërinë, i cili do të fuqizojë ndjeshëm ekonominë dhe mirëqenien e vendit.

“Do jemi gjatë gjithë kohës në krahun tuaj me derën edhe zemrën hapur, për të bërë çmos që vizionin tonë ta realizojmë sa më shpejt, për të kapur kohën e humbur edhe për ta sjellë Kolonjën atje ku i ka hije. Që ta rizbulojmë jo vetëm ne që jemi këtu, por ta rizbulojë gjithë Shqipëria dhe mundësisht gjithë bota përmes turizmit edhe potencialit të jashtëzakonshëm që ka”, u shpreh Xhaçka gjatë takimit në Ersekë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.