Ballina Bota

GJERMANI – Laschet kandidati zyrtar për postin e kancelarit

MYNIH, 20 prill /ATSH-DP/ – Markus Soeder (CSU) pranoi fitoren e rivalit Armin Laschet (CDU) si kandidat i bllokut të qendrës së djathtë për kancelar.

Ai njoftoi vendimin, pasi zyrtarët kryesorë të partisë dhanë mbështetjen e tyre për Laschet në një votim gjatë natës së djeshme.

Laschet do të hyjë në zgjedhje si kandidati i përbashkët për kancelar për bllokun konservator, i cili përbëhet nga CDU dhe CSU.

Si grupi më i madh në parlament dhe udhëheqës në sondazhe, kjo do ta vendosë Laschet në pozicionin kryesor për të pasuar Angela Merkel, e cila do të largohet pas më shumë se 15 vitesh në pushtet./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga Skavica te TEC-i i Vlorës/ Shqipëria e përtej pandemisë bëhet vend sovran në energji
Artikulli tjetër“Karvani i Lulit me të larguar nga Vetingu”/ E pamundur t’i japim mundësinë karvanit të Shqipërisë së bingove