“Karvani i Lulit me të larguar nga Vetingu”/ E pamundur t’i japim mundësinë karvanit të Shqipërisë së bingove

TIRANË, 20 prill/ATSH/ “Në karvanin e Lulit janë gjykatësit e prokurorët e larguar nga vetingu, janë shefat e korruptuar të policisë që shisnin tek bandidët operacionet dhe i çonin drejtuesit e operacioneve si cjapi tek kasapi. Ai është karvani i Shqipërisë së bingove”.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me banorë në njësinë 5 në TIranë, tha se shqiptarët nuk do i japim më mundësi karvanit të Shqipërisë së vjetër të drejtojë vendin.

“Ilir, patronazhistët e dinë kush është në autokolonën e Lulit. Patronazhistët e dinë se kujt i janë ato makinat e shtrenjta, që xhirojnë gomat. Aty brenda është karvani i Shqipërisë së vjetër. Është karvani i Shqipërisë si bingove, që mori në qafë të gjithë fëmijët, mori në qafë familjet e varfëra, që ndau prindër nga njëri-tjetri, aty brenda janë, tek ai karvani”, – tha Rama.

“Aty tek ai karvani, janë prokurorët dhe gjykatësit e flakur jashtë nga Vetingu, zullumqarët më të mëdhenj. Aty brenda tek ai karvani janë shefat e korruptuar të Policisë që shisnin tek banditët operacionet dhe i çonin drejtuesit e operacioneve si cjapi tek kasapi. A ju kujtohet se sa janë vrarë në operacione, a ju kujtohet sa herë kemi shkuar për homazhe tek Shqupi për policët e vrarë? Të gjithë të tradhëtuar, asnjëri i mbrojtur nga krahët. Aty brenda i keni, në atë karvanë”, – nënvizoi Rama.

“S’po e them në mënyrë metaforike, janë aty brenda me emër dhe mbiemër, kokat që xhirojnë gomat, për të sjellë ndryshimin. Është e pamundur që ne t’i japim mundësinë që ata të rikthehen, është e pamundur”, – garantoi Rama. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.