Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/4/2021

SIDNEI (Australi) – Fillojnë udhëtimet pa karantinë mes Australisë dhe Zelandës së Re.

KIEV (Ukrainë) – Takim në internet mbi Ukrainën me këshilltarët politikë ukrainas, rus, francez dhe gjerman.

ZVICËR – Lehtësimi i kufizimeve kundër COVID-19.

MONAKO – Lehtësimi i kufizimeve shëndetësore kundër COVID-19.

BELGJIKË – Rihapja e kufijve për udhëtimet jo thelbësore.

HAGË (Holandë) – Shfaqja e Pjeter Shala, ish-komandant i Ushtrisë për Lirinë e Kosovës (UÇK) para një gjykate speciale ndërkombëtare.

BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë për të ardhmen e Europës.

STRASBURG (Francë) – Seancë plenare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

SLLOVENI – Rihapja e bareve dhe restoranteve në disa rajone.

BRATISLAVË (Sllovaki) – Rihapja e tregjeve, hoteleve dhe vendeve të kultit.

LISBONË (Portugali) – Etapë e re e planit për heqjen e kufizimeve, rihapja e restoranteve, qendrave tregtare, sallave të spektakleve, liceve dhe universiteteve.

BERLIN (Gjermani) – Komiteti ekzekutiv i të gjelbërve njofton emrin e kandidatit për zgjedhjet legjisaltive.

MADRID (SPANJË) – Konferencë shtypi e autoriteteve për COVID-19.

UASHINGTON (SHBA) – Hyn në fuqi vaksinimi kundër COVID-19 për të gjithë qytetarët./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e hënë 19 prill 2021
Artikulli tjetër12 mijë e 433 raste aktive me Covid-19 në Kosovë