Ballina Bota

MV – 31 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

SHKUP, 16 prill /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 908 raste infektimi dhe 31 viktima nga COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka shkuar në 145 909, ndërsa ai i viktimave në 4 388.

Institucionet shëndetësore raportuan edhe për 732 pacientë të tjerë të shëruar nga virusi, duke e çuar në 121 439 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në MV është 20 082./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Kryeministër i të gjithëve”/ Mandati i tretë, kyç për Shqipërinë dhe jetik për rrugën e vendit
Artikulli tjetërMjekët e Infektivit: Mos e ulni vigjilencën, vaksina më e mirë është ajo që të ofrohet më shpejt