Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit/ Prurjet 390 m3/s, prodhimi ditor rreth 20 mijë MWh

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten 390 m3/s, ndërsa prodhimi është rreth 20 mijë MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 390 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 293.99 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.23 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.32 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 6900 MWh, në Koman 8700 MWh dhe në Vaun e Dejës 4300 MWh.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi në Elbasan: 25 Prilli shënon këmbënguljen tonë të pakthyeshme për Shqipërinë e së ardhmes
Artikulli tjetërPekini, “Djepi i Diplomatëve” që mësojnë shqip