Ballina Flash

Kina lëshon satelit për studimin e hapësirës

PEKIN, 10 prill /ATSH-AA/ – Kina ka lëshuar një satelit të ri për të studiuar mjedisin hapësinor, njoftuan mediet lokale.

Sipas transmetuesit CGTN, sateliti eksperimentues u dërgua në orbitën e planifikuar rreth orës 07:01 të mëngjesit, sipas orës locale, nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve në Taiyuan, Shanxi.

Deri më tani, Kina ka lëshuar dy satelitët Shiyan-6, në nëntor të vitit 2018 dhe korrik të vitit 2020, me objektiva të ngjashëm.

Sateliti pritet të kryejë studimin e mjedisit hapësinor dhe të zhvillojë eksperimente mbi teknologjitë e lidhura me të./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/ Vaksinim intensiv antiCOVID në “Air Albania”
Artikulli tjetërVijon operacioni “Kompleks”/ Goditen 2 baza të tjera të modifikimit dhe shitjes së armëve