Ballina Flash

“Shkodra asht dashni”/ Beci sjell kinemanë e hapur në Shirokën e transformuar

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Në sheshin e rikonstruktuar të Shirokës, në Shkodër, që është transformuar në një atraksion turistik, risitë dhe mundësitë për të bërë gjëra të bukura, tashmë nuk mungojnë asnjëherë.

Me iniciativën e Benet Becit, kandidat për deputet i PS-së, në Shkodër, janë organizuar një seri eventesh disa ditore me hashtagun “I love Shiroka”.

Një nga aktivitet e organizuara së fundi është edhe kinemaja e hapur.

Aktivitetet kanë nisur me video projeksionin e komedisë “Pallati 176”, ku të rinjtë shkodranë kanë kaluar 90 minuta me batuta e humor nën qiell të hapur.

Aktivitetet do të vijojnë për dy ditë të tjera. Sot pasdite me projeksionin e ndeshjes Laçi – Vllaznia, dhe në vijim me koncerte e projeksione filmash.

Gjithçka do të mbyllet me mesazhet e dërguara nga vetë të rinjtë me temën “Shkodra asht dashni”.

Secili nga të rinjtë do të mund të shkruajë një tekst ku shpreh dashurinë për qytetin e tij.

Tekstet do të publikohen në projektorin e madh në sheshin e Shirokës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFluks qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë, mbi 45 mijë ditët e fundit
Artikulli tjetërFOTOGALERI/ Vaksinim intensiv antiCOVID në “Air Albania”