Fluks qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë, mbi 45 mijë ditët e fundit

TIRANË, 10 prill/ATSH/- Mijëra qytetarë të Kosovës i janë drejtuar kufirit shqiptar në Kukës për të kaluar disa orë në vendin tonë.

Agjencia Telegrafike Shqiptare në një komunikim me Drejtorinë e Policisë Kufitare të Kukësit ka mësuar se nga 1 prilli dhe deri më sot janë rreth 45 075 shtetas të huaj që kanë ardhur përmes pikës kufitare të Morinës dhe Vërmicës, ndërsa vetëm ditën e premte u regjistruan 13 mijë shqiptarë të Kosovës që kaluan kufirit, teksa gjatë mëngjesit të sotëm, deri pak para mesditës u regjistruan rreth 1 763 të tillë, teksa fluksi është tejet i lartë.

Nga data 1 Prill, deri më datën 10 Prill janë regjistruar 20 417 shtetas shqiptarë që kanë ardhur në territorin e vendit tonë, ndërsa 18 736 janë larguar nga Shqipëria.

Sa i takon pasaportave të huaja, ku përfshihen dhe shqiptarët e Kosovës janë proceduar 45 075 shtetas që kanë ardhur në territorin shqiptar, ndërsa kanë lënë vendin tonë, 37 418. Gjithashtu në të njëjtin hark kohor janë proceduar 9 002 vetura me targa shqiptare në hyrje dhe 8 000 në dalje. Ndërkohë, që me targa të huaja janë proceduar 17 200 në hyrje dhe 15 753 në dalje. Mësohet se vetëm të premten, ku fluksi ka qenë tejet i lartë, kanë hyrë në vendin tonë rreth 13 000 shqiptarë të Kosovës.

Një fluks i tillë vjen dhe për shkak të lehtësirave që ka vendi ynë për sa i takon masave antiCOVID -19, ku nuk kërkohet testi serologjik apo tampon negativ për të hyrë në territorin shqiptar.

Gjithashtu masat e shtuara anti COVID -19 të qeverisë së Kosovës për mbylljen e restoranteve dhe kafeneve, si dhe qendrave tregtare, janë një tjetër faktor që ka nxitur qytetarët e Kosovës që të kalojnë fundjavën në Shqipëri.

Po ashtu dhe rritja e temperaturave ka bërë që shqiptarët e Kosovës të marrin automjetet e tyre dhe t’i drejtohen edhe brigjeve shqiptare.

Hyrje – Dalje nga dt: 01.04.2021 deri 10.04.2021
Hyrje shtetas shqiptarë   –  20 417
Dalje shtetas shqiptarë   – 18 736
Hyrje shtetas të huaj          – 45 075
Dalje shtetas të huaj           – 36 418
Hyrje me veturë targa shqiptare   – 9 002
Dalje me veturë targa shqiptare   – 8 000
Hyrje me veturë targa huaja         – 17 200
Dalje me veturë targa huaja          – 15 753

Gjatë 12-orëve të fundit
Hyrje shtetasve shqiptarë 239
Dalje e shtetasve shqiptarë 451
Hyrje shtetasve të huaj 1 763
Dalje e shtetasve të huaj 1 052
Hyrje mjeteve shqiptarë 130
Dalje e mjeteve shqiptarë 207
Hyrje mjeteve të huaj 707

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.