Ballina Bota

BRUKSEL – Borrell: Ukraina ka mbështetjen e palëkundur të BE-së

BRUKSEL, 5 prill /ATSH-DPA/ – Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell ka siguruar qeverinë ukrainase për mbështetjen e palëkundur të BE-së në konfliktin me rebelët prorusë në lindje të vendit.

“Bisedë me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Ndjekim me shqetësim të madh aktivitetin ushtarak rus përreth Ukrainës”, shkroi Borrell në Twitter pas një telefonate me Kuleban.

“Mbështetje e palëkundur e BE për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, pohoi Borrell.

Ai tha se çështja do të diskutohet më tej në takimin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm të BE.

Në fundjavë, Ukraina dhe separatistët prorusë në rajonin e Donetsk akuzuan njëri-tjetrin për sulme.

Gjermania dhe Franca, të cilat po ndihmojnë për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë përmes të ashtuquajturit Formati i Normandisë, shprehën shqetësim në lidhje me “numrin në rritje të shkeljeve të armëpushimit”.

“Ne po monitorojmë nga afër situatën dhe në veçanti lëvizjet e trupave ruse dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje”, thanë ata në një deklaratë.

Sipas vlerësimeve të OKB, më shumë se 13 000 njerëz janë vrarë në këtë konflikt./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha, takim me përfaqësues të komuniteteve të ardhura në Durrës: Plan urbanistik i mirëfilltë në shumë zona
Artikulli tjetërBasha: Qeveria ime nuk do të ketë anëtarë siç kanë shërbyer në të kaluarën