BERLIN, 24 mars /ATSH-ANSA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi sot falje publike pas një konference të shpejtë midis qeverisë federale dhe të landeve, gjatë së cilës ajo anuloi superbllokimin kombëtar për ditët e Pashkës, duke e vlerësuar atë si një gabim dhe që duhet të korrigjohet me kohë.
“E di që kjo krijoi më shumë pasiguri dhe u kërkoj falje të gjithë qytetarëve dhe banorëve të qytetit”, shtoi kancelarja, duke konfirmoi se dëshironte të revokonte vendimin për ditët e pushimit (të ashtuquajturat “Ruhetage’) të planifikuara përtej festave të zakonshme rreth Pashkëve.
Merkel theksoi se ishte gabimi i saj, por gjithashtu deklaroi se “u bë për një arsye të mirë, domethënë për të ngadalësuar valën e tretë dhe për të kthyer kurbën e rritjes së infeksioneve”.
Kreu i qeverisë federale pranoi “gabimin” e saj personal në lidhje me superbllokimin e Pashkëve edhe në Parlament, pas deklaratës së bërë para shtypit dhe Bundestagu e duartrokiti.
“Jam thellësisht e bindur që ne do ta mundim virusin”, vazhdoi ajo. “Rruga është përpjetë, plot pengesa dhe gabime, por në fund do të fitojmë”./ /ervo/





















