ROMË, 11 mars /ATSH-ANSA/ – Në Itali u regjistruan 25 673 rezultate pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga një ditë më parë që ishin 22 409, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Po sipas këtyre të dhënave, viktimat e konfirmuara ishin 373, të mërkurën ishin 332.
Shkalla e pozitivitetit është 6,9%, me një rritje prej 0,7 % nga dje që ishte 6,2%.
Sot, u raportuan 266 pranime në kujdesin intensiv (ICU) për COVID-19 në 24 orët e fundit. Bilanci midis hyrjeve dhe daljeve është 32 pacientë të tjerë. Në total, tani ka 2 859 pacientë në ICU.
Në pavijonet e zakonshme (pneumatologjia dhe sëmundjet infektive) pacientët u rritën me 365 njësi, e krahasuar me të mërkurën, duke e çuar totalin e tyre në 23 247./ /ervo/












