Ballina Aktualitet

KQZ/ Miratohen procedurat për hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve në fletën e votimit

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Komisioni Rregullator shqyrtoi dhe miratoi sot unanimisht projektvendimin “Për procedurën e hedhjes së shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021”.

Vendimi përcakton rregullat për hedhjen e shortit, për përcaktimin e renditjes në fletën e votimit të subjekteve zgjedhore.

Akti përmban 7 nene ku përcaktohet hedhja e shortit për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit në zgjedhjet për Kuvend, veprimet paraprake përpara hedhjes së shortit dhe procedura e shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore.

Gjithashtu, parashikon miratimin e rezultatit të shortit dhe ankimimin e tij.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Sërish rritje e shifrave COVID-19
Artikulli tjetërVaksinim masiv brenda 14 muajsh/ Tomini: Akti Normativ synon kanale të komunikimit drejt më shumë vaksinave