MINSK – Bjellorusia dëbon dy diplomatë të tjerë polakë

MINSK, 11 mars /ATSH-AFP/ – Bjellorusia, që këtë javë dëboi një konsull polak, njoftoi sot dëbimin e dy diplomatëve të tjerë polakë, duke pretenduar ta ketë marrë vendimin pas një përgjigjeje nga Varshava e konsideruar e tepruar.

“Në reagim të një përgjigjeje të tepruar, asimetrike dhe shkatërruese nga Varshava ndaj një vendimi legjitim dhe të arsyetuar nga Bjellorusia, pala bjelloruse vendosi të dëbojë dy diplomatë nga Konsullata e Përgjithshme Polake në Grodno”, tha Ministria e Punëve të Jashtme në një njoftim për shtyp.

Këta diplomatë, përfshirë konsullin polak në Grodno, kanë 48 orë për të lënë vendin, sipas të njëjtit burim.

Deklarata vjen ndërsa Polonia njoftoi të mërkurën dëbimin e një diplomati bjellorus, në përgjigje të një lëvizje të ngjashme të njoftuar më parë këtë javë nga Minsk ndaj një konsulli polak./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.