Ballina Ekonomi

Moti i keq/OSHEE: Janë riparuar 95% e avarive në rrjet

 

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) informon se grupet e avarisë janë duke punuar në terren për eliminimin e defekteve që pësoi rrjeti elektrik si pasojë e motit me reshje shiu e bore në vend.

Sipas OSHEE-së, aktualisht janë riparuar mbi 95% e avarive duke u reduktuar në maksimum numri i fiderave me defekt.

Verilindja dhe juglindja e vendit u përfshi nga reshje dëbore dhe temperature të ulëta gjatë 2 ditëve të fundit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSigurimi vullnetar/AMF: Rriten primet por përgjysmohet numri i kontratave
Artikulli tjetërLigji i ri për prokurimet publike nis zbatimin nga 31 marsi/ Lehtësitë për operatorët ekonomik