Ballina Bota

SHBA – Kongresi miraton planin e stimulit ekonomik

UASHINGTON, 10 mars /ATSH-AFP/ – Kongresi amerikan miratoi sot planin kolosal të stimulit ekonomik, i mbështetur nga presidenti Joe Biden, një sukses i madh 50 ditë pas mbërritjes së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithë kundërshtimin e republikanëve, që denoncojnë shpenzime të tepruara dhe të shënjestruara dobët, si edhe një defekt në radhët e tyre, demokratët, shumica në Dhomën e Përfaqësuesve, ishin në gjendje ta miratonin atë me 220 vota pro dhe 211 kundër.

“Ky program mbështetjeje u ofron punëtorëve një “shans për të kaluar”, tha Biden në një deklaratë të dërguar nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne jemi në një pikë kthese vendimtare në historinë e vendit tonë”, tha kreu demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

“Kemi një mundësi reale për të bërë ndryshimin”, shtoi ajo, duke cituar mesazhin e muajve me radhë e presidentit Biden për amerikanët : “Ndihma po vjen”.

Joe Biden do ta firmosë këtë plan prej 1,9 trilionë dollarësh të premten.

Pandemia ka marrë më shumë se 500 000 jetë në SHBA dhe ekonomia më e madhe në botë u tkurr 3,5% vitin e kaluar, viti i saj më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGogu: Shqipëria është kantier reformash në të gjithë sektorët
Artikulli tjetërKandidatët e 25 prillit/ Soreca: Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht