Ballina Aktualitet

Gogu: Shqipëria është kantier reformash në të gjithë sektorët

TIRANË, 10 mars /ATSH/ Toni Gogu prefekti i Tiranës, është i 11-ti në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një prononcim për mediet ai tha se, “PS është një forcë politike e hapur që gjen kurajon e guximin, që të mund ta hapi veten e vet edhe për të rinjtë si unë”.

“Kjo u dedikohet të gjithë atyre socialistëve të vjetër që kanë kontribuar me vite të tëra dhe kanë vendosur kësaj radhe të mbajnë mbi shpatulla të rinjtë si unë. Por gjithashtu i dedikohet banorëve socialistë të Vaqarrit, Pezës, Ndroqit që më kanë dhënë besimin t’u shërbej atyre dhe padyshim kryetarit të PS dhe drejtuesit të qarkut Tiranë”, – tha ai.

Gogu vuri në dukje se, “nuk mund të quhen show mbi 1 mijë banesat individuale të rindërtuara gjatë vitit të kaluar, 1600 shtretërit që u shtuan në 4 spitalet kovid, ngritja e shkollave të reja, ku 4 të tilla janë vetëm në Pezë”.

“Sot është evidente të shohësh që Shqipëria është një kantier i madh jo vetëm rindërtimi, por edhe i bluzave të bardha kundër pandemisë. Shqipëria është një kantier reformash në të gjithë sektorët e vendit, për të kapur kohën e humbur, të atyre shoumenëve që na akuzojnë për show”, tha Gogu.

Ai vuri në dukje se, mes programit të PS-së dhe atij të PD-së ka ndryshim të thellë dhe radikal. “PS ka në fokus vemendjen ndaj qytetarit, për t’iu gjendur pranë atyre ashtu siç bëri pas tërmetit, përballimit të pandemisë e në çdo drejtim tjetër.

Ne duam të ndahemi nga e kaluara e emigracionit, e padrejtësisë dhe të shkojmë drejt integrimit”, – tha Gogu. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakATHINË – Kikilias: Sistemi shëndetësor është në kufijtë e tij
Artikulli tjetërSHBA – Kongresi miraton planin e stimulit ekonomik