Ballina Aktualitet

Testohet pajisja për identifikimin elektronik në Kukës

TIRANË, 4 mars/ATSH/ KQZ është zhvendosur sot në Kukës ku ka demonstruar pajisjen për identifikimin elektronik.

Për të prezantuar funksionalitetin e PEI, u simulua procesi i votimit. Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në Qendrën e Votimit me ID ose pasaportë biometrike, për t’u identifikuar përmes kësaj pajisje.

“Pajisja e Identifikimit Elektronik, demonstrohet në Kukës. Për të prezantuar funksionalitetin e PEI, simulim të procesit të votimit. Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm”, u shpreh kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Nënkomisionerja Lealba Pelinku tha se “identifikimi është i thjeshtë për qytetarët dhe realizohet në një kohë të shkurtër. Identifikimi elektronik shmang votimin e shumëfishtë dhe nuk lejon votimin në një qendër në të cilën qytetari nuk është i regjistruar. Dy demonstrimet e realizuara deri tani kanë treguar funksionalitet efikas të pajises”.

“Aktiviteti u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të partive politike, si dhe përfaqësues të medias, të cilët u bënë pjesë e demostrimit të funksionalitetit të pajisjes. Demostrimi i funksionimit të PEI do të realizohet edhe në qytetin e Fierit javën e ardhshme”, thuhet në njoftim të KQZ-së.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBujtina në Troshan/ Mbështetje me grante agroturizmit, e ardhmja e zhvillimit të këtyre zonave
Artikulli tjetërCOVID-19 – Kluge: Vigjilencë përballë rritjes së rasteve të infektimit