Ballina Bota

SHBA – Ekspertët: Koreja e Veriut po rinis nxjerrjen e plutoniumit për armë bërthamore

SEUL, 4 mars /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut mund të jetë duke bërë përgatitjet për të rimarrë plutonium për armët bërthamore në kompleksin e saj të diskutueshëm bërthamor Yongbyon, sipas ekspertëve në Shtetet e Bashkuara.

“Imazhet nga satelitët tregtarë tregojnë se laboratori radiokimik, që shërben si një strukturë për ripërpunimin e shufrave të karburantit të harxhuar, është sërish në funksion, pas një ndërprerjeje gati dyvjeçare”, thanë ekspertët për faqen e specializuar të lajmeve “38 North”, në Korenë e Veriut.

“Nga ripërpunimi i karburantit nxirret, ndër të tjera, edhe plutonium”, shtuan ata.

Në të njëjtën kohë, autorët theksuan se ishte e vështirë të përcaktoheshin aktivitetet e sakta në Yongbyon në bazë të fotove satelitore.

Verifikimi i pavarur i veprimtarive bërthamore në Korenë e Veriut nuk ka qenë i mundur pasi ajo dëboi inspektorët bërthamorë ndërkombëtarë nga vendi disa vjet më parë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCila është marrëdhënia mes klimës dhe sëmundjeve infektive?
Artikulli tjetërGJERMANI – Novartis në ndihmë të CureVac për prodhimin e vaksinës antiCOVID-19