GJERMANI – Novartis në ndihmë të CureVac për prodhimin e vaksinës antiCOVID-19

BERLIN, 4 mars /ATSH-AFP/ – Laboratori gjerman CureVac njoftoi sot se kishte nënshkruar një marrëveshje me gjigantin farmaceutik zviceran Novartis që do të kontribuojë që prej 2021 në prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 me ARN messager, që po zhvillon aktualisht.

“Novartis parashikon të fillojë prodhimin e kësaj vaksine, që pret ende një miratim nga rregullatori europian gjatë tremujorit të dytë 2021 dhe parashikon prodhimin e 50 milionë dozave maksimumi deri në fund të vitit dhe të rreth 200 milionë dozave në 2022”, theksoi në një komunikatë Laboratori gjerman CureVac.

“Përgatitjet për fillimin e prodhimit, transferimin e teknologjisë dhe provat kanë filluar tashmë dhe livrimet e para janë parashikuar këtë verë që prej qendrës Novartis të Kundl, në Autriche”, theksoi i njëjti burim.

Kandidati i vaksinës së CureVac ndodhet aktualisht në fazën e tretë të provave klinike dhe dhe po kalon një proces vlerësimi të vazhdueshëm nga Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA)./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.