Ballina Bota

BRUKSEL – ECJ: Reformat e Polonisë në drejtësi kundër ligjit europian

BRUKSEL, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Ndryshimet e paraqitura nga Polonia në ligjin që rregullon funksionimin e Këshillit Kombëtar për Gjyqësorin mund të shkelin potencialisht ligjin e BE-së, vlerësoi Gjykata Europiane e Drejtësisë (ECJ).

“Në rast të një shkeljeje të konstatuar, parimi i përparësisë së ligjit të BE-së kërkon që gjykatësi kombëtar të lërë mënjanë këto ndryshime”, specifikoi organi gjykues i BE-së.

“Nën objektivin e Gjykatës së BE-së ka ndryshime që kanë ndodhur në vitet e fundit në metodën e emërimit të gjyqtarëve të Këshillit Kombëtar të Gjyqësorit (KRS) dhe të Gjykatës së Lartë”, shtoi ECJ.

Sipas gjykatësve europianë, ndryshimet e miratuara në Poloni, që kanë për efekt heqjen e rishikimit efikas gjyqësor të vendimeve të KRS, me të cilat kandidatët për funksionet e gjyqtarit në Gjykatën Supreme i paraqiten Presidentit të Republikës, mund të çojnë në mungesë të paraqitjes së pavarësisë ose paanësisë së gjyqtarëve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu/ KPK, seanca dëgjimore me gjyqtarin Dritan Hasani dhe prokurorin Arenc Çela
Artikulli tjetërShqipëria me pasaportë dixhitale vaksinimi antikovid