TIRANË, 3 mars /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Arenc Çela, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Prokurori Arenc Çela u përball sot me procesin e Vetingut për kriterin e ligjshmërisë së pasurisë, si dhe kriterin etik dhe profesional.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine, Firdes Shuli pasi analizoi provat dhe faktet dhe dëgjoi palët vendosi që të mbajë seancë për shpalljen e vendimit me 10 mars.
Po sot, KPK zhvilloi seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Dritan Hasani, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet.
Trupa Gjykuese përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo dhe pasi shqyrtoi provat vendosi të shpallë vendimin me 3 mars.
Dritan Hasani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013. Pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, Hasani u emërua gjyqtar në Përmet ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht. /j.p/r.e/