Ballina Aktualitet

Tirana zbardhet nga bora

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Reshjet e dëborës që përfshinë mbrëmjen e djeshme pothuajse gjithë vendin kanë zbardhur edhe kryeqytetin.

Si pasojë e uljes së temperaturave, edhe Tirana është zgjuar sot nën vellon e dëborës.

Meteorologët kishin paralajmëruar që edhe vendet e ulëta do të përfshiheshin nga reshjet e dëborës.

Prej ditës së djeshme i gjithë territori i vendit është pushtuar nga moti i ftohtë dhe me temperatura të ulëta./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova voton sot parlamentin e ri, për të zgjedhur 120 deputetë
Artikulli tjetërRindërtimi pas tërmetit në Durrës/ Javën e ardhshme nis puna për infrastrukturën e lagjes së re në Spitallë