TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Reshjet e dëborës që përfshinë mbrëmjen e djeshme pothuajse gjithë vendin kanë zbardhur edhe kryeqytetin.
Si pasojë e uljes së temperaturave, edhe Tirana është zgjuar sot nën vellon e dëborës.
Meteorologët kishin paralajmëruar që edhe vendet e ulëta do të përfshiheshin nga reshjet e dëborës.
Prej ditës së djeshme i gjithë territori i vendit është pushtuar nga moti i ftohtë dhe me temperatura të ulëta./k.s/
