Ballina Bota

DANIMARKË – Progresi i variantit britanik i COVID-19 gjithnjë e më shqetësues

KOPENHAGË, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Ndërkohë që situata duket nën kontroll në Danimarkë, varianti britanik i koronavirusit po qarkullon gjithnjë e më shumë.

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe gjendet tashmë në më shumë se një në katër teste të analizuara në Danimarkë, sipas institutit shëndetësor danez SSI.

Varianti B.1.1.7 është zbuluar në 28,5% të mostrave të analizuara që prej javës së parë të muajit shkurt, sipas shifrave paraprake të SSI.

Një javë më parë, përqindja ishte e përkohshme 20,3% dhe vetëm 2,1% në fund të vitit. Shifrat azhurnohen vazhdimisht dhe për këtë arsye janë subjekt i ndryshimeve.

Varianti britanik i virusit u zbulua për herë të parë në Danimarkë në mostrat e marra më 14 nëntor.

“Është pranuar gjerësisht se ky mutacion i koronavirusit është më përhapës se të tjerët”, sipas SSI.

Shqetësimet për sa i përket varianteve të reja në gjithashtu shkaku kryesor pse masat kufizuese strikte vazhdojnë të qendrojnë në Danimarkë pavarësisht rënies së numrit të infektimeve me koronavirus./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTwitter dhe Jay Z financime për zhvillimin e bitcoin-it si monedhë interneti
Artikulli tjetërMeta: Të garantohet cilësia e procesit mësimor në kushtet e pandemisë