Ballina Aktualitet

Meta: Të garantohet cilësia e procesit mësimor në kushtet e pandemisë

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/- Presidenti Ilir Meta, zhvilloi një takim me përfaqësues të Qeverisë, Rektorë dhe Profesorë të Universiteteve Publike në vend, lidhur me ecurinë e procesit mësimor në kushtet e pandemisë.

Në këtë takim e thirrur prej tij, të organizuar nëpërmjet një video-konference merrnin pjesë Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, Rektor i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, Skëndër Topi, Rektor i Universitetit i Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani”, Rektore e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Suzana Golemi, Ksanela Sotirofski, Rektore e Univesritetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Jonathan R. Alger, President i  Universitetit ‘James Madison’ në Virxhinia.

Fillimisht, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë e  informuan Presidentin Meta, lidhur me planin e masave për mbrojtjen e shëndetit të studentëve dhe mbi mundësitë, që një pjesë e provimeve të mund t`i zhvillojnë në auditore.

Pas përgëzoi profesorët e rektorët për punën dhe  solidaritetin e treguar, Meta, tha se duhet të investohet më shumë në teknologji, për t’ju garantuar aksesin e plotë online në procesin mësimor.

“Jam i ndërgjegjshëm se disa kufizime të imponuara nga pandemia në procesin mësimor, kanë qenë dhe mbeten të domosdoshme për të parandaluar dhe penguar, përhapjen e infeksionit te nxënësit, studentët, mësuesit, pedagogët dhe familjet e tyre, sepse shëndeti dhe mbrojtja e jetës së tyre është prioritet absolut.  Por duhet të realizohen investime të domosdoshme në platforma teknologjike të avancuara, për të ruajtur dhe garantuar cilësinë e mësimdhënies, për të vazhduar formimin teorik, por dhe të specializuar, si dhe në veçanti për ushtrimin e domosdoshëm të praktikave laboratorike dhe klinike. Është tepër e rëndësishme të sigurohet zhvillimi i praktivave mësimore, si dhe krijimi i të gjitha kushteve për t’u dhënë studentëve akses të plotë në internet, me tarifa të ulta, gjatë kësaj periudhe të vështirë”, tha ai.

Ai mirëpriti vendimin për të pranuar kërkesën e studentëve dhe pedagogëve për të dhënë provimet në auditore dhe zgjatur sezonin e provimeve.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDANIMARKË – Progresi i variantit britanik i COVID-19 gjithnjë e më shqetësues
Artikulli tjetër“Kthimi i krizës në një mundësi të madhe”/Pas rindërtimit nuk do ketë më shkolla me dy turne