Ballina Bota

BERLIN – Maas: Amerika është më e madhe sesa Shtëpia e Bardhë

maas

BERLIN, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas deklaroi sot se vendi i tij kishte marrëdhënie mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që  kritikoi zakonin e presidentit amerikan, Donald Trump për të bërë deklarata në rrjetin social Twitter.

“Për mua, SHBA nuk është një kundërshtar, por partnerja dhe aleatja jonë më e rëndësishme jashtë BE-së”, Maas shkroi në Twitter.

“Amerika është më e madhe sesa Shtëpia e Bardhë. Trumpi nuk e ndryshon dot këtë – ai mund të shkruajë sa të dojë në Twitter”, shtoi Maas.

Ndërkohë, presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker do të takohet sot me Trumpin në Uashington në përpjekje për të shmangur një luftë të plotë tregtare.

Në një intervistë të kohëve të fundit, Trumpi e quajti BE-në “armike” tregtare./ /p.s./ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqiptarët e Luginës së Preshevës, përparësi e posaçme e Kuvendit
Artikulli tjetër13 cilësitë që ju bëjnë një njeri me karakter të fortë