NJU JORK, 3 shkurt /ATSH-AFP/ – Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 2 237 990 të vdekur në botë që kur Kina njoftoi shfaqjen e sëmundjes në dhjetor 2019, sipas të dhënave zyrtare.
Më shumë se 103 330 900 raste infektimi janë diagnostikuar zyrtarisht që prej fillimit të pandemisë, prej të cilëve 62 861 600 konsiderohen të shëruar.
Shifrat bazohen në bilancet e komunikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore të çdo vendi.
SHBA-ja është një prej vendeve më të prekura si për nga numri i të vdekurve ashtu dhe për nga numri i rasteve, me 443 365 të vdekur për 26 321 457 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Vetëm në një ditë, 9 192 viktima dhe 438 962 raste të reja janë regjistruar në botë.
Vendet që kanë regjistruar më shumë viktima nga COVID-19 në bilancet e fundit janë SHBA me 1 758 të vdekur, Gjermani me 861 të vdekur dhe Spanja me 762 të vdekur./ /ec/






















