Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë 3 shkurt 2021

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër të përqendruara në relievet malore si dhe zonën e veriperëndimit.

Do ketë prezencë mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1-7 m/s, hera-herës përgjatë vijës bregdetare deri në 10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 me lartësi vale 0.2-0.7 m.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/14 re diell
Kukës 2/13 diell re
Lezhë 6/16 re diell
Dibër 0/11 diell re
Durrës 7/18 diell pak re
Tiranë 7/19 diell pak re
Elbasan 5/19 diell re
Berat 4/20 diell pak re
Vlorë 5/19 diell pak re
Korcë 1/13 diell re
Gjirokastër 2/17 diell pak re
Sarandë 5/18 diell pak re

 

                  

                                     

                                            

                 

           

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/02/2021
Artikulli tjetërFOKUS – Bilanci i COVID-19 në botë