Ballina Bota

DAVOS – Merkel: Shpërndarja e vaksinave të jetë e barabartë

DAVOS, 26 janar /ATSH-ANSA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel u angazhua për një shpërndarje të drejtë të vaksinës, pasi mori fjalën në Forumin online Ekonomik Botëror të Davosit.

“Në këto kohë mungese, është e rëndësishme që vaksinat të shpërndahen në mënyrë të barabartë”, theksoi ajo.

“Vaksinat, megjithëse nuk janë ende në sasi të mjaftueshme, janë premtuese dhe përfaqësojnë rrugën jashtë pandemisë, e cila nuk do të jetë aq e shkurtër sa shumë prej nesh kishim shpresuar”, theksoi kancelarja.

”Kjo pandemi është si një katastrofë natyrore”, tha Merkel./ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet e 25 prillit/ Vasili: Nuk i kemi mbyllur derën askujt që e gjen veten tek opozita e bashkuar
Artikulli tjetër256 të shëruar dhe 288 raste të reja me COVID-19 në Kosovë