Ballina Bota

AMSTERDAM – Arrestohet “El Chapo” i Azisë

ROMË, 24 janar /ATSH-ANSA/ – Kreu i një prej karteleve më të mëdhenj të drogës në Azi u arrestua në Amsterdam, njoftoi BBC.

Tse Chi Lop, 57 vjeç, i kërkuar që prej disa vitesh, u arrestua nga policia holandeze me kërkesë të policisë federale australiane.

Autoritetet australiane bënë sot presion për të siguruar ekstradimin e një të arrestuari në Holandë, i dyshuar si baroni i drogës në Azi dhe një prej personave më të kërkuar në botë.

Policia nuk dha detaje për emrin e personit të arrestuar, por mendohet se bëhet fjalë për Tse Chi Lop, një kanadez me origjinë kineze, i njohur me emrin e El Chapo i Azisë, i cili drejton një perandori prej 70 miliardë dollarësh që administron trafikun e drogës në të gjithë Azinë.

Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari, një prej personave më të kërkuar në botë, u arrestua në aeroportin e Schiphol para se të nisej për në Kanada.

Policia australiane e kërkon që prej më shumë se 10 vitesh dhe tashmë qeveria kërkon ekstradimin e tij.

Sipas policisë federale australiane ai është përgjegjës për 70% të drogës së hyrë në vend./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZELANDË E RE – Rasti i parë lokal me COVID-19 në më shumë se dy muaj
Artikulli tjetërBiblioteka shembull i bukur nga Korça, një model që do të shtrihet në qytete të tjera hap pas hapi