Biblioteka shembull i bukur nga Korça, një model që do të shtrihet në qytete të tjera hap pas hapi

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Biblioteka e re në qytetin e Korçës ofron tashmë për lexuesit libra në fond të hapur dhe pajisje me skaner e sistem kërkimi dixhital që e bën këtë bibliotekë modelin e parë të modernizimit të bibliotekave në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga kjo bibliotekë, ndërsa bën të ditur se ky model do të shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit.
“Shembulli i bukur nga Korça. Biblioteka e re, një model që do të shtrihet në qytete të tjera, hap pas hapi, për t’u ofruar dashamirëve të librit e sidomos lexuesve të rinj, jo vetëm një fond të hapur librash, po edhe një sistem kërkimi digjital për librat e dëshirua”, – tha Rama.
Bbiblioteka e re e qytetit të Korçës ofron më shumë hapësira sociale dhe kulturore për qytetarët./k.s/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.