Ballina Bota

BRUKSEL – Stoltenberg: Mirëpres dialogun greko-turk

BRUKSEL, 22 janar /ATSH-ANSA/ – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se mirëpret vazhdimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Aleanca midis Turqisë dhe Greqisë për një zbutje të tensioneve në Mesdheun Lindor, thuhet në një deklaratë të NATO-s, pas takimit të Stoltenberg me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

“Mekanizmi i eleminimit të konflikteve i promovuar nga NATO ndihmoi në uljen e tensioneve dhe krijimin e hapësirës për diskutime politike për të zgjidhur problemet’’, theksoi Stoltenberg.

Stoltenberg dhe Cavusoglu diskutuan gjithashtu mbi Afganistanin dhe Libinë.

Në veçanti për Libinë, sekretari i përgjithshëm ka shprehu shqetësimin e tij për situatën, duke përsëritur pozicionin e NATO-s, sipas të cilit ”Aleanca mbetet e përkushtuar për të ofruar këshilla për t’u forcuar institucionet që merren me mbrojtjen dhe sigurinë”.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProdhimi ditor nga baseni i Drinit 26 500 MWH/ KESH/ Shkarkimet në liqenin e Vaun e Dejës zbresin në 200 m3/s
Artikulli tjetërPika e Kalimit Kufitar Kapshticë mbetet e mbyllur deri në datën 8 shkurt